Ministri, Xhelal Sveçla

Ministri Sveçla nga zyra e tij në Prishtinë, ligjëron për qytetërimet dhe dënon protestën e serbëve afër Jarinës

Ministri Sveçla, nga zyra e tij në Prishtinë, përmes fejsbukut  dënoi verbalisht dhe  shumë ashpër  protestën e dhunshme të serbëve afër Jarinjës. Ne do të vazhdojmë ta ekspozojmë qëllimin ruso-serb, duke ngulur këmbë që mos t’i nënshtrohemi në asnjë mënyrë mashtrimit të madh që po përpiqen t’ia bëjnë Serbia dhe Rusia një pjesë të qytetërimit evropian, për të cilën Xhela mendon se nuk e kupton një pjesë e Evropës. Por, gjithashtu dua të siguroj të gjithë  qytetarët tanë se Policia e Kosovës është e aftë dhe ka gjitha kapacitetet e nevojshme te përballet me këto struktura kriminale dhe se ne po bëjmë gjithë vlersimet e nevojshme për mënyrën më efikase dhe kohën e përshtatshme për këtë. Qëllimi ynë i vetëm është të sigurojmë një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim, të sigurojmë lëvizjen e lirë për të gjithë dhe të luftojmë grupet kriminale pa dallim, në të mirën e të gjithë qytetarëve dhe në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të republikës sonë, ka shkruar në facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, por jo nga Jarinja ku do të duhej të fotografohej,  si disa ditë më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …