Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka këkuar nga shteti i Izraelit ta ri shqyrtojë çështjen e njohjes së Kosovës. Në këtë vit të veçantë të shënimit të 70 vjetorit të Pavarësisë, dëshiroj që t’i dërgoj urimet më të sinqerta popullit dhe lidershipit të shtetit të Izraelit. Bashkëjetesa dhe harmonia në mes shqiptarëve të Kosovës dhe hebrenjëve ka gjurmë historike shekullore në vendin tonë, duke përfshirë edhe periudhën e lavdishme të ndihmës në shpëtimin e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Marrëdhëniet në mes dy vendeve tona kanë shënuar ngritje të vazhdueshme edhe në nivelin Institucional që nga shpallja e Pavarësisë sonë dhjetë vjet më parë, por ky mund të jetë një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi shqyrtimin e njohjes edhe de jure të Kosovës. Presim që në të ardhmen e afërt të kemi përfaqësim të Kosovës në Izrael”, ka thënë Pacolli.
Izraeli nuk e pranon pavarësinë e Kosovës për shkak se shqiptarët e kësaj pjese të Shqipërisë konisderohen myslimanë, edhe pse ishin pikërisht familjet myslimane ne trojet shqiptare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht përpjekjeve 10-vjeçare të politikanëve e zyrtarëve tanë për t’ i hyrë në hatër Izraelit dhe Vatikanit, këto dy shtete kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, në radhë të parë për shkak të përkatësisë fetare të banorëve të saj. Kjo është pengesa, të cilën zyrtarët tanë nuk po e kalojnë dot, edhe pse vazhdimisht po përpiqen duke shfaqur dashuri të zjarrtë për këto dy shtete. (RKL)