Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, mban sot mbledhjen e radhës, në të cilën është paraparë të raportojë ministri Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli.Ministri ka qenë i ftuar në këtë Komision edhe më 26 janar të këtij viti, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi që ai ishte jashtë vendit. Vjosa Osmani, kryetare e këtij komisioni kishte propozuar që të bëhet një grup punues që do raportojë për shkeljet që janë bërë në shërbimin e jashtëm të Kosovës.
