Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani, ka realizuar një bisedë telefonike me zotëriun, Gabriel Escobar, Zëvendës-ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe Përfaqësues Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme biseduan për bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të Dialogut Strategjik. Në takim u diskutuan tema rreth aktualiteteve në rajon, situatës në veri të Kosovës, si një çështje e rëndësishme me ndikim më të gjerë në rajon. Bashkëbiseduesit rikonfirmuan mbështetjen e tyre për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke bërë thirrje për aktivitete për deeskalimin e situatës, tërheqjen e barrikadave dhe sigurimin e kushteve për sundimin e ligjit. Temë e takimit, ishte edhe situata aktuale politike në vend, me fokus dosjen evropiane dhe detyrimet për vazhdimin pa pengesa të procesit të negociatave duke përmbushur detyrimin për ndryshime kushtetuese në vend. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për prioritetet dhe ambiciet e Maqedonisë së Veriut gjatë kryesimit të ardhshëm të OSBE-së, për të cilën u riafirmua mbështetja e SHBA-së për një kryesim të suksesshëm të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …