Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikola Dimitrov po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikola Dimitrov po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikola Dimitrov po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë me ç’rast është takuar me ministrin e jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili tha se Maqedonia është mike e Kosovës dhe shteti me të cilin vendi ynë ka më së shumti marrëveshje. Kam nderin që jam këtu me homologun tim. Ai në emër të institucionit që përfaqëson ka ndihmuar Kosovën në çdo takim. Ne me Maqedoninë kemi një traditë të marrëdhënieve të mira reciproke dhe kemi numrin më të madh të marrëveshjeve të nënshkruara. Kosova është mik i natyrshëm i Maqedonisë dhe kështu do të vazhdojnë marrëdhëniet dypalëshe. Takimi i parë qeveritar asgjë paraparë në shtator të këtij viti”, ka thënë ai. Ndërkaq, ministri,  Nikolla Dimitrov deklaroi se ka nderin që ndodhet në Prishtinë. Ai përgëzoi qytetarët për lajmin e mirë për vizat dhe se çdo lajm i mirë siç tha ai për Kosovën është lajm i mirë edhe për Maqedoninë. Është gjithmonë bukur të vizitohet Prishtina. I përgëzoj qytetarët për lajmin pozitiv për liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …