Elbert krasniqi

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, akuzon BE-në për njëanshmërinë e raportit në marrëveshjet mes Kosovës e Serbisë

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka ngritur akuza ndaj Bashkimit Evropian për siç ka thënë ai njëanshmërinë në raport me respektimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes një postimi në platformën e tij në media sociale, Krasniqi shpreh keqardhje për mungesën e reagimit të BE-së ndaj shkeljeve të Serbisë të marrëveshjeve të Brukselit, siç është rasti i themelimit të task-force për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kur Serbia shkel marrëveshjet, BE-ja, refuzon të hyjë në detaje dhe të komentojë, ndërsa për Kosovën, komentet janë specifike dhe shpesh me gisht. Pse ky ndryshim i trajtimit?”, pyet ministri Krasniqi në postimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …