Ministri Peci gjatë këtij muaji pritet të shkojë në Amerikë ku do të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi

Ministri i Qeverisë Kurti, Faton Peci i ka ndar grant mikut të vet, Naim Huruglicës

Ministri i Qeverisë Kurti, Faton Peci i ka ndar grant mikut të vet, Naim Huruglicës. Bëhet e ditur se në vazhdën e dhënies së granteve, ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka ndar grant në vlerë prej 100 mijë eurosh, këshilltarit të jashtëm të kabinetit të tij, Naim Huruglicës. Përmes dokumenteve të siguruara nga Periskopi, del që kompania “Iron Consulting”, me pronar këshilltarin e jashtëm të Pecit, Naim Huruglica, ka fituar grant nga AZHB për projektin 100 mijë eurosh. Periskopi përkujton se kompania e Huruglicës   “Iron Consulting”, vitin e kaluar kishte përfituar 10 mijë euro kompensim për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja ka kërkuar shkarkimin e ministrit, Faton Peci dhe deputetes Fitore Pacolli nga pozita e Kryetare së Komisionit Parlamentar

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka …