Ministri i Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla ka thënë se hapja e urës së Ibrit është çështje momenti. Ai që gjatë muajve të verës deklaronte se hapja e urës ëshë çështje e ditësh, tani ka thënë se qeveria vazhdon t’i ketë planet e njëjta për hapjen e Urës së Ibrit. Ai ka thënë se hpja nuk ka ndodhur por po punohet që ajo të hapet. “Vazhdojmë ti kemi planet për ta hapur. Për Urën të gjithë kanë qenë qenë në dijeni, është edhe vet prezenca e KFOR-it është dëshmitar. Ne kemi marrë të gjitha hapat për hapjen e Urës, është një proces, të gjitha janë transparente. Jemi duke bashkëbiseduar me aleatët dhe KFOR-inë. Nuk është çështje e diskutimeve a duhet të hapur apo jo, por e momentit se kur duhet të hapet ura” është cituar të ketë deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …