Ministri serbi Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se ushtria është vënë në gjendje gatishmërie, për shkak të situatës në Kosovë

Ministri i Serbisë, Vuçeviq, u kërkon serbëve në Veri ta respektojnë EULEX-in e KFOR-in, por jo policinë e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilën e kryesoi kryetari  i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se është vendosur të mos hiqet dorë nga ruajtja e paqes. Prandaj u bëjmë thirrje shqiptarëve dhe serbëve që të qetësojnë situatën, e veçanërisht serbëve në veri u bëj thirrje të jenë të qetë dhe paqësorë, të mos bien në provokime dhe t’i respektojnë EULEX-in dhe KFOR-in”, tha Vuçeviq, i cili nuk përmendi se a duhet të respektohet edhe Policia e Kosovës. Ai ka theksuar se shteti do të bëjë gjithçka për ta ruajtur paqen për, të gjithë qytetarët e Serbisë, duke lënë të nënkuptohet edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës “Ne vetëm duam që njerëzit tanë të qëndrojnë në vatrat e tyre dhe për këtë kërkojmë që të respektohet marrëveshja e Brukselit dhe të formohet Asociacioni”, tha Vuçeviq.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …