Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bën të ditur së Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina antiCovid-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bën të ditur së Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina antiCovid-19

Kosova ka siguruar 500 mijë vaksina antiCovid-19. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Ai ka bërë të ditur se këtë ia kanë konfirmuar nga vet kompania Pfizer. “Në kuadër të angazhimeve konkrete për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, dëshiroj të ndaj me qytetarët informatën se kemi siguruar 500 000 vaksina kundër kësaj sëmundje nga kompania Pfizer”, ka shkruar ai. Po ashtu, Zemaj ka thënë se Kosova do të marrë edhe 360 mijë doza të vaksinës falas, për vaksinimin e 20% të popullatës.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …