Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve, numri i të infektuarve me koronavirus mund të rritet, pasi që siç theksoi ai, shumë bashkatdhetarë vijnë nga vendet që janë me rrezikshmëri të lartë. Në një konferencë për medie, Zemaj, ka kërkuar nga bashkatdhetarët që t’i evitojnë grumbullimet. Ai po ashtu bëri të ditur se këtyre ditëve do të ketë më shumë kontrolle dhe inspektime, dhe kërkoi nga të gjithë që të respektohen të gjitha masat e marra nga institucionet kosovare. Tutje Zemaj, përsëri bëri thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen kundër gripit sezonal dhe theksoi se ka vaksina të mjaftueshme dhe se ato janë të kualitetit të lartë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …