Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj është deklaruar lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19. Ndër të tjerash Zemaj bëri të ditur se do të vazhdojnë masat anti-COVID të cilat janë tani dhe kërkoi nga inspektorët dhe zyrtarët policorë që të mbikëqyrin në përpikëri respektimin e tyre. Ai ka thënë se ka ulje të lehtë të rasteve, teksa ka shtuar se masat kundër COVID-19 duhet të vazhdojnë. “Ka ulje të rasteve me COVID-19 në 1.16 për qind. Sipas situatës aktuale, duhet të vazhdohet masat rigoroze. Distanca fizike ka filluar të mungojë, maskat gjithashtu”, u shpreh Zemaj. Zemaj tregoi përqindjen e të infektuarve në institucione dhe në familje. Ai shtoi se bazuar në situatën epidemiologjike dhe me të njëjtat standarde me vendet evropiane duhet të vazhdohen masat rigoroze dhe përkufizimi i lëvizjes dhe aktiviteteve sipas rezultatit nëpër komuna, duke i klasifikuar ato në bazë të tri mënyrave të cilat ne po i përdorim, kuq verdh dhe gjelbër.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …