Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili: Kontrollimi i statusit për trajtim jashtë vendit tani mund të bëhet online

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili: Kontrollimi i statusit për trajtim jashtë vendit tani mund të bëhet online

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për qytetarët të ciët duhet të kontrollojnë statusin e tyre për trajtim jashtë vendit, e që më parë detyrimisht duhej të paraqiteshin në Ministrinë e Shëndetësisë për kryerjen e këtij shërbimi. Ismaili përmes facebookut ka bërë të ditur që ky shërbim tani mund të kryhet online përmes sistemit i cili është lansuar javën e kaluar, bazuar në transparencë e jo në njoftësi. Ai shton se të gjithë qytetarët pa dallim do të trajtohen njësoj që nga pranimi i dokumenteve e deri te dërgimi për trajtim duke eliminuar çdo parregullsi të mundshme.

 “Qytetarët tanë nuk do të kenë nevojë më që të vijnë çdo ditë në Ministrinë e Shëndetësië për të kontrolluar statusin e tyre për trajtim jashtë vendit. Tani ata mund ta bëjnë këtë online përmes sistemit që kemi lansuar javën e kaluar, bazuar në transparencë e jo njoftësi. Të gjithë pa dallim do të trajtohen njësoj që nga pranimi i dokumenteve e deri te dërgimi për trajtim duke eliminuar çdo parregullsi të mundshme. Kjo i jep fund maltretimit dhe shpenzimeve të tyre në kërkim të një informate. E tëra që duhet të bëjnë ata është ta japin numrin e letërnjoftimit në sistem dhe ai do t’iu tregojë për statusin e rastit të tyre.”

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …