Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se është duke punuar që Ligji anti-duhan të gjejë zbatim kudo, duke shtuar kontrollet dhe ndëshkimin e të gjithë atyre që nuk e zbatojnë. Në nisje të fushatës “Duhani thyen zemrat – zgjidhini shëndetin, jo duhanin”, Ismaili ka deklaruar se megjithëse janë bërë pesë vjet nga hyrja në fuqi e ligjit nuk është bërë mjaftueshëm në aplikimin e tij në praktikë. Ndërsa, Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka theksuar se projekti gjithëpërfshirës kundër pirjes së duhanit brenda hapësirave të mbyllura në bashkëpunim me MSh-në është duke u strukturuar. Edhe Ramadani nuk la pa përmendur moszbatimin e ligjit në fuqi, duke shtuar se shqiptarët kanë shumë pak njohuri për sëmundjet që shkakton konsumimi i duhani, i cili sipas tij në vit vret afërsisht 7 milionë njerëz.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …