Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka raportuar sot para Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës. Ministri ka treguar për përmirësimin e furnizmit me barna dhe stabilizimit të gjendjes të gjendjes që është arritur. Paraprakisht, ministri Ismaili ka përmendur edhe vështirësitë me të cilat është ballafaquar me situatën e gjetur në Ministri të Shëndetësisë. Ai ka shtuar se tani janë marrë të gjitha masat që furnizmi të stabilizohet dhe të ndërpritet ky avaz i vjetër i keqmenaxhimit. Madje, ai ka thënë se sot të gjithë mund të jenë ngapak më shumë krenar, për instalimin e një qeverisje të re në Ministri të Shëndetësisë. Ismaili ka treguar se gjatë një jave në muajin qershor janë nënshkruar rreth 50 kontrata të reja për furnizim me barna dhe aktualisht kemi hy në fazën e fundit të nënshkrimit të të gjitha kontratave për barna dhe material shpenzues, të cilat shumica janë kontraktuar me çmime më të lira sesa kontratat paraprake. Në këtë mes, ministri ka përmendur edhe Udhëzimi Administrativ për rregullimin e çmimeve të barnave. Më pas, ministri Uran Ismaili ka folur edhe revidimin e Listës Esenciale të Barnave e cila nuk është bërë nga viti 2012. Në raportimin e tij para Komisionit për Shëndetësi, ministri Ismaili ka folur edhe për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …