Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili tha sot se infermierët janë pjesa më vitale e sistemit shëndetësor në Kosovë. Ai tha kështu në Konferencën e I-rë vendore të Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor, e cila po mbahet në Ferizaj me moton: “Nderojmë të kaluarën – ndërtojmë të ardhmen”. Konferenca e organizuar nga OIK po trajton tema që në fokus kanë rolin e shërbimit infermierik gjatë periudhës së luftës në Kosovë si dhe në dy dekatat e pas luftës në Kosovë dhe po mbahet në vigjilie të shënimit të Javës së Infermierisë në Kosovë. Duke vlerësuar lart rolin dhe kontributin e çmuar të infermierëve gjatë luftës dhe në rimëkëmbejn e sistemit shëndetësor në Kosovë, Ministri tha se fakti që infermirët e Kosovës paraqesin një potencial të jashtëzakonshëm dhe ata po kërkohen nga vende të ndryshme, i bën institucionet dhe këtë komunitet që të punojnë edhe më shumë në mënyrë që persektiva dhe e ardhmja e tyre të realizohet në Kosovë dhe jo në vende të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …