Në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare, ende po mungojnë edhe gjërat më elementare. Qytetarët po detyrohen t’i blejnë vet, si barnat ashtu edhe materialin shpenzues. Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka thënë për TV21 se në fund të qershorit, do të filloj furnizimi i rregullt me barna dhe material shpenzues. Ai ka folur edhe për Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore i cili sipas tij do t’u mundësoj qytetarëve që t’i marrin pa pagesë barnat jashtë spitalore. Ministri Ismaili tha po ashtu se në fund të vitit 2019 qytetarët do të kenë sigurime shëndetësore.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …