Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në fjalimin e tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka folur për sigurimet shëndetësore dhe për Sistemin Informativ të Shëndetësisë. Sipas Ismailit, në fund të vitit 2019 do të përfundojnë sigurimet shëndetësore. “Sistemi Informativ Shëndetësor, ka filluar si projekt që nga viti 2011. Kur jam bërë ministër, asnjë fazë s’e kam gjetur të kompletuar. Ka pasur parregullsi të mëdha. Ne kemi mbyllur fazën e pilot-projektit”, ka thënë Ismaili. Ndërkaq, sa i përket sigurimeve shëndetësore, ka thënë se ato janë të rëndësishme dhe se në fund të vitit 2019, sigurimet shëndetësore do të kompletohen. “Sa i përket sigurimeve shëndetësore, e dimë se ato janë të rëndësishme. Deri në fund të vitit 2019 do të shohim një kompletim të sigurimeve shëndetësore. Fondi i sigurimeve është kompletuar”, deklaroi ministri Ismaili. Sipas tij, me sigurimet shëndetësore, pacientët do të marrin barna falas për sëmundjet që kanë. Ismaili po ashtu bëri të ditur se shërbimi i parë që do të bëhet për pacientët nga sigurimet shëndetësore janë barnat jashtë spitalore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …