Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka treguar se si do të duket spitali i Ferizajt, gurëthemeli i të cilit u hodh javën e kaluar. Ai ka thënë se spitali i ri do të jetë bashkëkohor dhe do të përmbushë nevojat e rreth 250 mijë qytetarëve për shërbime mjekësore sekondare: 100 mijë banorëve të Ferizajt dhe rreth 150 mijë qytetarëve të qyteteve përreth, Shtimes, Kaçanikut, Vitisë e Shtërpcës. “Spitali i Ferizajt, nga më modernët në vend, gurëthemelin e të cilit e hodhëm javën e kaluar. Projekti ynë prej 10 milionë euro, do të ndërtohet në një hapësirë prej 2.7 hektarë. Objekti shtatë katësh me 22 mijë metra katrorë, do të ketë 220 shtretër dhe të gjitha hapësirat dhe pajisjet që përmbushin standartet e një spitalit të përgjithshëm. Urime edhe njëherë Ferizaj, Kaçanik, Hani i Elezit, Shtime e Shtërpcë”, ka shkruar ministri Ismaili.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …