Sot me ftesë të ministrit Pal Lekaj, Ministria e Infrastrukturës do të pres në vizitë Delegacionin e Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, të udhëhequr nga Ministri, Osman Nurkovic. Menjëherë pas takimit, i cili do të mbahet në Kabinetin e Ministrit të Infrastrukturës, do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Malin e Zi, me ç’rast do të mbahet edhe konferencë për media. Në ora 11:00, Ministri Pal Lekaj bashkë me Delegacionin nga Mali i Zi, do të takohen me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Lekaj dhe Nurkovic gjithashtu do t’i bëjnë një vizitë edhe urës kryesore të autoudhës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë – Hani i Elezit, e cila është në ndërtim e sipër dhe pritet të përfundohet brenda këtij viti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …