leoni

Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin, shumë shpejt priten investime nga ky shtet

Ministri i MTI-së, Endrit Shala ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë Laszlo Markusz, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja shteteve. Shala ka paraqitur prioritetet e MTI-së, duke treguar se përkrahja e prodhuesve vendor dhe joshja e investitorëve të huaj do të jenë në fokus më të madh. “Me emërimin tim në MTI, planifikoj ta rris dinamikën e punës dhe prioritet i imi është mbrojtja e konsumatorit, që është në përgjegjësin e ministrisë që drejtoj, mbrojtja e prodhimit vendor dhe stimulimi i prodhuesve vendor”, ka thënë Shala. Ambasadori i Hungarisë, Laszlo Markusz, ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën në fushën e bujqësisë, konkretisht ka ofruar bashkëpunim që t’iu mundësohet bujqve t’i eksportojnë produktet e Kosovës në Hungari. Ministri Shala dhe ambasadori Markusz u dakorduan ta nënshkruajnë një marrëveshje dy shtetërore që do t’i shërbejë Kosovës në fushën e mbrojtjes së investimeve të huaja, njofton kumtesa. Po ashtu gjatë këtij takimi, ambasadori ka paraqitur para ministrit interesimin e një investitori hungarez, i cili do të hap në Kosovë një fabrikë për prodhimin e makinerisë bujqësore. Shala shprehu gatishmërinë që të gjitha kapacitetet shtetërore të jenë në dispozicion të investitorit. Ministri dhe ambasadori u dakorduan që shumë shpejt të konkretizohen punët dhe të arrihen marrëveshjen për produktet bujqësore dhe mbështetja për Kosovën nga Hungaria në mbrojtjen e investimeve të huaja.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …