Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim përfaqësuesit e Odës Tregtare Kosovare-Turke, të kryesuar nga Abdurrahman Balkiz, kryetar i kësaj ode. Fillimisht, ministri Krasniqi i falënderoi mysafirët për përkushtimin e treguar për të bashkëpunuar edhe më tej në aspektin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Siç njofton kumtesa ministrore, ministri potencoi se ky bashkëpunim i ndërsjellë në mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen, si dhe to të thellohen edhe më shumë mundësitë investive dhe bashkëpunuese në mes të bizneseve të Kosovës dhe të Turqisë, e që do të ndikojë edhe në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik tek të dy vendet. Ky bashkëpunim, sipas ministrit Krasniqi, do të jetë edhe më i frytshëm nëse arrijmë që t’i eliminojmë barrierat gjatë shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve, meqë kemi edhe marrëveshjen e nënshkruar për tregti të lirë në mes Kosovës dhe Turqisë, e cila i jep mbështetje shkëmbimeve tregtare në mes të dy shteteve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …