Ministri, Igli Hasani, deklaroi se Shqipëria e vlerëson Kosovën gjithmonë në thelb të politikës së saj të jashtme. Viti 2024 për Shqipërinë është vlerësuar i suksesshëm në fushën e integrimit evropian. Kështu deklaroi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani duke thënë se prioritet i tyre mbetet rrugëtimi drejt Bashkimit Evropian dhe se objektivë mbetet mbyllja e negociatave teknike brenda vitit 2027. Po ashtu gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët potencoi se Kosova është prioritet kombëtar, Viti 2024 filloi me angazhime të rëndësishme diplomatike për Shqipërinë duke numëruar organizmin e samiteve, mbajtjen e dy konferencave ndërqeveritare midis BE-së dhe Shqipërisë, etj. Shqipëria e vlerëson Kosovën gjithmonë në thelb të politikës sonë të jashtme dhe Kosova mbetet prioriteti ynë kombëtar. Do të vazhdojmë të japim mbështetjen të vazhdueshme për ruajtjen e stabilitetit të Kosovës në një periudhë me sfida të brendshme por edhe të jashtme. Kemi mbështetur gjithmonë dialogun e lehtësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ministri, Igli Hasani.
Kontrolloni gjithashtu
Engert Pëllumbi, do të shqyrtojë ankesën e SPAK kundër vendimit të GJKKO për revokimin e masës “arrest shtëpie” për Sali Berishën
Prokuroria e Posaçme, më 16 Dhjetor, kundërshtoi vendimin e GJKKO-së, duke kërkuar rikthimin në “arrest shtëpie” …