Ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku me zëvendësministrat: Hanefi Muharremi dhe Fehmi Mujota, si dhe me nënkryetarin e komunës së Skenderajt,

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku përuroi rrugën e re Morinë-Rezallë

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me zëvendësministrat: Hanefi Muharremi dhe Fehmi Mujota, si dhe me nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura, përuruan rrugën e re, e cila i lidh fshatrat Morinë dhe Rezallë të Skenderajt. Pas përurimit të kësaj rruge, ministri Zharku theksoi: ”Jemi bashkë më nënkryetarin z. Nura këtu në Rezallë për përurimin e rrugës së re, të një rruge evropiane, Morinë-Rezallë, një investim përafërsisht 900 mijë eurosh i Ministrisë së Infrastrukturës, me gjatësi rreth 6 kilometra dhe gjerësi prej 6 metrash. Në komunën e Skenderajt ne do të vazhdojmë edhe me investime të projekteve tjera. Në muajin maj e kemi nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për financimin e 4 rrugëve të tjera, që kapin vlerën prej 1 milionë e 250 mijë eurosh. Me projekte të këtilla fshatrat e komunës së Skenderajt do të lidhen në mes veti dhe natyrisht, do të kemi një rritje të mirëqenies së qytetarëve dhe një zhvillim ekonomik, posaçërisht të bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …