Ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku priti në takim përfaqësuesit e autoritetit të shërbimeve të trafikut ajror bullgar . Në këtë takim ishin të pranishëm drejtori gjeneral, Georgi Peev, zëvendës-drejtori drejtori i operimeve, Ivan Diaksov, drejtori i programeve, projekteve dhe strategjisë evropiane, Veselin Stojanov dhe drejtori financiar, Vitan Todorov. Dje nënshkruar Memorandumi për themelimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit strategjik në mes të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe Autoritetit të Shërbimeve të Trafikut Ajror Bullgar i cili u nënshkrua nga drejtori i ASHNA-së, Bahri Nuredini dhe drejtori gjenerali Georgi Peev, me të cilin synohet të thellohet bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e navigimit ajror.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …