Ministri i Infrastrukturës, Dr. Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi Komunën e Deçanit, ku u prit nga ushtruesi i detyrës së kryetarit, Sami Cacaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë komunalë, ndërsa i pranishëm ishte edhe kandidati i AAK-së për kryetari të Deçanit, Bashkim Ramosaj. Para takimin në Komunë, ministri Lejak vuri kurorë lulesh në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, si dhe u nënshkrua në librin e kujtimeve. Në takimin e mbajtur me strukturat udhëheqëse të Deçanit, u bisedua për projektet infrastrukturës rrugore, që janë në realizim e sipër, por edhe për planet e ardhshme, të cilat konform synimeve të mëtutjeshme zhvillimore të komunës së Deçanit, për të cilat folën zyrtarit komunalë dhe menaxherët e projekteve që janë duke u realizuar nga Ministria e Infrastrukturës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …