leoni

MINISTRI I INFRASTRUKTURËS, PAL LEKAJ, VIZITOI ANP “ADEM JASHARI”

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku u prit nga drejtori i ANP-së, Haldun Firat Kokturk, i cili e informoi ministrin Lekaj me punën, të arriturat dhe gjendjen aktuale në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, si dhe ia prezantoi projektet e zhvillimit të ardhshëm të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinë “Adem Jashari”. Me këtë rast, ministri Pal lekaj vizitoi Terminalin e Aeroportit dhe Agjencinë e Navigimit Ajror, ku u njoh me rrjedhën e punëve që zhvillohen atje. Në përfundim të këtyre aktiviteteve, ministri Lekaj dha këtë deklaratë: Ne diskutuam në mënyrë thelbësore për projektet në aeroport dhe për të arriturat e aeroportit, qe me të vërtetë është një storje e suksesit të Partneritetit Publiko Privat dhe mendoj që ky është një shembull i mirë edhe për kompanitë e tjera të huaja që të vijnë të investojnë në vendin tonë, sepse zhvillimi me këtë hov është me të vërtetë shumë pozitiv. Këtu vërehet edhe zhvillimi i rrjetit të linjave të drejtpërdrejta me shtetet tjera. Ne do të shikojmë edhe hapësirat dhe linjat e shteteve tjera, që ta zhvillojmë gamën e të gjitha shërbimeve. Ne si Ministri do të ndërmarrim edhe veprime të tjera që të ngrisim seriozitetin e kompanive karshi udhëtarëve. Përveç kësaj, ne biseduam edhe për zgjerimin e pistës, që do të jetë investim i Qeverise së Kosovës, pasi t’i kemi shikuar modalitetet. Unë mendoj se ne do t’i kryejmë obligimet që na përkasin si Ministri e Infrastrukturës dhe do të fillojmë sa më shpejt me projektet, realizimi i të cilave do të fillojë po sa të nënshkruhen, pa u stërzgjatur. Ne kërkojmë që të implementohen të gjitha ato që janë nënshkruar nga dy palët dhe që parashihen në kontratë. Kjo do të jetë në të mirë të sigurisë së qytetarëve, por edhe për zhvillimin e Aeroportit, që të përfundojë si storje e suksesit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …