Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi Ministrinë e FSK-së, ku u prit nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.
Ministri Lekaj uroi ministrin Berisha për pozitën e re dhe tha se “bashkërisht duhet të bëjmë një lëvizje pozitive, e cila duhet të ndodhë në mënyrë graduale. Ne e dimë që ju në çdo drejtim do t’i shtyni përpara shumë procese, andaj më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Kabinetit të MI-së t’ju uroj suksese dhe t’ju ofrojmë bashkëpunimin tonë aty ku është interesi i vendit tonë. Edhe pse ne bashkëpunimet tona do t’i shoqërojmë me disa memorandume bashkëpunimi, në raste të jashtëzakonshme neve si Ministri e Infrastrukturës, bashkë me ju, na duhet një bashkëpunim më i ngushtë, duke caktuar një agjendë të prioriteteve, ku ju në raste të jashtëzakonshme mund të jepni kontributin tuaj.
Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, në pika të shkurtra e njoftoi me gjendjen dhe zhvillimet e FSK-së, me mandatin ekzistues që e ka, si dhe me strategjinë e planveprimit për të ardhmen e Forcës së Sigurisë të Kosovës.