Ministri i infrastrukturës, zotohet për rregullimin e rrugës Malishevë-Kijevë

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka vizituar Komunën e Malishevës, përkatësisht, rrugën Malishevë-Kijevë, ku është takuar në Kijevë, me Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Me këtë rast, ministri Lekaj, është zotuar se “ministria që ai drejton, do ta rregulloj këtë rrugë, në afat sa më të shkurtër të mundshëm”. “Unë zotohem para qytetarëve që ne do ta kryejmë ndërtimin e kësaj rruge në kohën më të shkurtë të mundshme, do ti japim rëndësi të veçantë sepse këtu ka kohë që nuk është investuar”, ka thënë me këtë rast ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj. Nga ana tjetër, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka sqaruar se kjo rrugë, ka rëndësi të madhe për banorët e fshatrave që shtrihen përgjatë kësaj rruge dhe se kjo është një rrugë regjionale, e cila i lidhë dy rrugët e rëndësishme, atë të autostradës Prishtinë-Tiranë dhe rrugën Prishtinë-Pejë. “Kemi edhe disa rrugë tjera, për të cilat është zotuar më herët ministria që do ti përfundoj, dhe unë uroj që të mos jemi të diskriminuar në këtë drejtim dhe të përfundojnë ato rrugë për të cilat është zotuar kjo ministri më herët”, tha Begaj, duke kërkuar edhe përfundimin e disa rrugëve brenda Komunës së Malishevës, që më herët  i ka marrë përsipër ti rregulloj Ministria e Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …