Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka biseduar me ambasadorin e Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, lidhur me mundësinë e vizitës së një delegacioni të Ministrisë së Infrastrukturës në Arabi, me qëllim për të parë nga afër mundësinë e arritjes së disa marrëveshjeve të bashkëpunimit për thithjen e fondeve investive, që do të ndikonin në zhvillimin e infrastrukturës rrugore në Kosovë dhe përfundimin e shumë projekteve të lëna përgjysmë. Po ashtu ministri Lekaj ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me KEDS-in për investimet kapitale të KEDS-it në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, thuhet në një nfotim të Ministrisë së Infrastrukturës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …