Ismaili: Klinika e Emergjencës të transformohet në një vend të denjë për ofrimin e shërbimeve për qytetarët

Ismaili: Klinika e Emergjencës do të transformohet në një vend të denjë për ofrimin e shërbimeve për qytetarët

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili i ka inspektuar punimet që janë duke u realizuar në renovimin e Klinikës Emergjencës e cila është një ndër klinikat më të ngarkuara. Ai ka thënë se shumë shpejt kjo klinikë do të transformohet në një vend më të denjë për ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Klinika e Emergjencës në QKUK, është një ndër klinikat më të ngarkuara gjatë ditës. Qindra qytetarë tanë nga i gjithë vendi kërkojnë ndihmë mjekësore për problemet e tyre aty. Megjithatë, ka kohë që kjo klinikë është në gjendje jo të mirë dhe nuk ka pasur asnjë investim në të. Ditë më parë ne kemi nisur rinovimin dhe blerjen e pajisjeve të shumta që kanë munguar në këtë klinikë. Shumë shpejt kjo klinikë do të transformohet në një vend më të denjë për ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë”, ka shkruar ministri Ismaili në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …