Ministri izraelit i Bashkëpunimit Rajonal, David Amsalem, ka bërë thirrje për një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” të shkëmbimit të pengjeve me Hamasin që mund t’i hapë rrugën fundit të luftës në Gaza, transmeton Anadolu. Ne duhet të kishim kërkuar një marrëveshje të vetme, gjithëpërfshirëse që nga fillimi. Amsalem tha se një marrëveshje e tillë mund t’i mundësojë Izraelit t’i japë fund luftës së vazhdueshme në Gaza, duke ruajtur kontrollin operativ mbi enklavën palestineze, të ngjashme me qasjen në Bregun Perëndimor të pushtuar. Sipas burimeve izraelite, Tel Avivi po kërkon një marrëveshje me Hamasin në dy faza, që do të lejojë lirimin e grave, të plagosurve dhe pengjeve të moshuar, e ndjekur nga një marrëveshje më e gjerë për t’i dhënë fund luftës dhe për të lehtësuar tërheqjen e ushtrisë nga Gaza.
Kontrolloni gjithashtu
Profesori i së drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë se shtyrja e Asociacionit, veçse na sjell te një Asociacion edhe më i keq
Profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë Shtyrja e Asociacionit veçse na sjell te …