Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz: Nuk shoh ndonjë vlerë të krahasohet situata në Kataloni me atë të Kosovës

Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz: Nuk shoh ndonjë vlerë të krahasohet situata në Kataloni me atë të Kosovës

Pas deklarimeve të liderëve serbë se rasti i Kosovës me Kataloninë është i njëjtë, komentin e tij e ka dhënë edhe ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz. Ai këtë krahasim e ka quajtur të panevojshëm dhe të pavlerë. Sipas Kurz, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë sidomos për Serbinë meqë ka rëndësi të veçantë për anëtarësimin e saj në BE. “Nuk shoh ndonjë vlerë të krahasohet situata në Kataloni me atë të Kosovës”, ka thënë Kurz. Këtë deklaratë Kurz e ka thënë në një intervistë për medien serbe “Tanjug”, gjatë një vizite që e pati në Serbi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …