Në kuadër të takimeve të shumta që kishte gjatë ditës së marte me korin diplomatik rezident dhe jo-rezident në Kosovë, ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli, është takuar më ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Konstantina Athanassiadou. Ata gjatë këtij takimi shprehën përkushtimin dhe zotimin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve konstruktive në mes të Kosovës dhe Greqisë në çështje të interesit të përbashkët në mes dy vendeve. Ambasadorja Athanassiadou ka shprehur shqetësimin e palës greke në lidhje me aktivitete të disa grupeve apo individëve të veçantë që shqetësojnë palën greke, ndërsa zëvendëskryeministri Pacolli shprehu distancim karshi këtyre aktiviteteve private që nuk pasqyrojnë politikën e jashtme të Kosovës dhe frymën miqësore në mes dy vendeve.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …