Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli takon përfaqësuesit e disa shteteve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën

Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli takon përfaqësuesit e disa shteteve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, është takuar në Washington me përfaqësuesit e shteteve që akoma nuk e kanë njohur Kosovën.

“Në lutjet e mëngjesit në Washington, pata mundësinë që të takohem edhe me udhëheqës dhe përfaqësues shtetesh që nuk e kanë njohur ende Kosovën. Takova ministrin e jashtëm të Filipineve, zonjën e parë të Ruandës dhe ministrin e Infrastrukturës së Republikës së Kongos”, ka shkruar Pacolli në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …