Enver Hoxhaj

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, u ka dërguar letër 49 ministrave të vendeve të ndryshme të botës

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, u ka dërguar letër personale katërfaqe 49 ministrave të Jashtëm, në të cilën është detajuar rasti i përpjekjes provokuese të Beogradit për ta futur një tren ilegal në Kosovë. Hoxhaj ua ka bërë me dije që ky rast nuk është i izoluar, por pjesë e një qasjeje sistematike armiqësore e Serbisë ndaj Kosovës, në të cilën përmenden deklaratat, ndërtimi i murit, tërheqja e ministrave serbë dhe e deputetëve nga institucionet e Kosovës, arrestimi i z. Haradinajt dhe i Nehat Thaçit, etj. Ka pretendime të Serbisë për ta realizuar vetveten jashtë kufijve të saj dhe që rrezikon stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit”, shkruan mes tjerash në letrën e ministrit Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …