Rusia po e fuqizon “Bashkimin e Shteteve Ortodokse” të Ballkanit për t’ ia kundërvënë NATO-s

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i ka kritikuar ushtrimet ushtarake të NATO-s

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i ka kritikuar ushtrimet ushtarake të NATO-s në pjesën lindore të Evropës, duke i cilësuar si “luftënxitëse”. “Ajo që ne duhet ta evitojmë sot, është provokimi i situatës me luftë-nxitje dhe me ecje të fuqishme”, i tha Steinmeier gazetës gjermane, “Bild am Sonntag”, në një intervistë të publikuar të dielën. Sipas tij, është e gabueshme të mendohet se “ju mund ta shtoni sigurinë në aleancë me parada simbolike të tankeve afër kufijve lindorë”. Më 13 qershor NATO-ja ka shpallur se do të vendosë batalione të reja në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, për zbutjen e shqetësimeve të këtyre vendeve për agresionin rus, pasi Moska e ka aneksuar ilegalisht Krimenë e Ukrainës në vitin 2014 dhe i ka mbështetur separatistët në pjesën lindore të Ukrainës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha para disa ditësh, se Rusia po synon krijimin e “zonës së influencës me mjete ushtarake” dhe theksoi se Rusia po kryen “militarizim masiv” përgjatë kufijve të vet me vendet e aleancës ushtarake. Afro 31 mijë trupa të 24 vendeve anëtare të NATO-s dhe të shteteve partnere para disa ditësh i kanë filluar operacionet defensive në Poloni dhe Lituani. Në mesin e këtyre trupave ishin edhe ushtarët e Gjermanisë. Rusia e ka kundërshtuar zgjerimin e NATO-s me ish-vendet sovjetike dhe ka paralajmëruar se do të reagojë ndaj çfarëdo hapi të NATO-s për t’i shtuar kapacitetet ushtarake afër kufijve rusë.

Zyrtarët e NATO-s do të takohen muajin e ardhshëm në samitin në Varshavë të Polonisë, që formalisht t’i miratojnë planet për vendosje të reja përgjatë krahut lindor të aleancës. Aleksei Pushkov, kryesues i Komitetit të jashtëm të Dumës Ruse, i ka përshëndetur komentet e ministrit Steienmeier, duke i cilësuar si “zë i arsyes” në periudhën, të cilën ai e ka përshkruar si histeri anti-ruse nga ana e NATO-s dhe e sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg. “Steinmeier ka folur kundër kursit të Stoltenbergut për frikësimin e Rusisë”, tha Pushkov dhe ka shtuar se “disa zëra të arsyes mund të dëgjohen prapa perdes së kërcënimeve dhe histerisë”. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke folur në forumin ekonomik në Shën Petersburg, më 17 qershor, tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet e kanë përdorur krizën e Ukrainës për ta “arsyetuar ekzistencën e bllokut veri-atlantik”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …