Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli kërkon nga Armenia që të njohë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli kërkon nga Armenia që të njohë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran

Në ditën e fundit të takimeve të tij zyrtare në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, takoi homologun e tij nga Armenia, Eduard Nalbandyan. Siç njofton Ministria e Jashtme, Pacolli i ka shprehur falënderimin për qasjen pragmatike të këtij shteti në raport me Kosovën dhe në veçanti për mbështetjen, që ky shtet i ka dhënë vendit tonë në Frankofoni. Në vazhdim, Pacolli ka vlerësuar pozitivisht nivelin aktual të dialogut dhe komunikimit politik në mes dy vendeve, përkundër mos-njohjes “de jure” të pavarësisë së Kosovës. “Ne besojmë fuqishëm se njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Armenia do të forconte stabilitetin dhe paqen në rajon, dhe do të promovonte perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe të gjithë rajonit”, ka thënë Pacolli.

Tutje, ai, e ka njoftuar bashkëbiseduesin e tij armen se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, do të mbetet një ndër prioritetet parësore të politikës së jashtme, duke i kërkuar mbështetjen e shtetit të Armenisë në lidhje me këtë proces. Në fund të takimit, Pacolli kërkoi njohën e pasaportave të Republikës së Kosovës, duke argumentuar se deri më tash 185 shtete e pranojnë pasaportën e vendit tonë dhe se kjo do të lehtësonte lëvizjen e lirë të qytetarëve nga të dyja anët, do të promovonte shkëmbimin ekonomik, akademik dhe turisik, transmeton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …