leoni

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Popovski akuzoi Tiranën dhe Prishtinën për ndërhyrje në punët e brendshme

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Popovski akuzoi Tiranën dhe Prishtinën për ndërhyrje në punët e brendshme

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë akuzoi Tiranën dhe Prishtinën për ndërhyrje në çështjet e brendshme të vendit. Nikola Poposki tha se, një ndërhyrje e tillë e një kryeministri apo presidenti të një vendi fqinj nuk është e sjellshme dhe as e përshtatshme, duke iu referuar takimeve që krerët e Shqipërisë dhe Kosovës zhvilluan me faktorin politik shqiptar të Maqedonisë. Kryediplomati maqedonas vlerëson se, një ndërhyrje e tillë dërgon sinjale të gabuara në rajon, sidomos kur bëhet pas zgjedhjeve demokratike dhe para se të formohet Qeveria e re e Maqedonisë. “Një qasje e tillë, në një vend me tradita multikulturore, është e rrezikshme dhe shumë larg praktikës së fqinjësisë së mirë”, deklaroi Poposki. Sipas tij, nëse të gjithë në rajon janë dakord se e ardhmja është Europa, atëherë duhet punuar së bashku për prosperitetin dhe sigurinë e qytetarëve. Ai theksoi se Maqedonia ka qenë gjithnjë e drejtë në bashkëpunimin me fqinjët dhe se do të ishte shumë mirë, nëse ata i bashkohen Shkupit, jo të vendosin mina në këtë rrugë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …