Kosova do të paraqesë një kërkesë për anëtarësim në Këshillin e Evropës gjatë këtij muaji, më së voni në janar. Një gjë e tillë u bë e ditur nga zëvendës-kryeministri Enver Hoxhaj ditë më parë, transmeton Infokusi. Sipas asaj që ka thënë Hoxhaj i bie që nëse kërkesa është dorëzuar tani, Kosova mund të bashkohet me Këshillin Evropian brenda dy viteve. “Këshilli i Evropës, pas Bashkimit Evropian, është një nga organizatat më të rëndësishme në Evropë dhe ne jemi të vetmit në rajon të cilët nuk jemi pjesë e tij”, ka thënë Hoxhaj gjatë një seancë qeveritare. Sipas tij, Kosova duhet të tregojë se ka institucione të qëndrueshme, se po përparon në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Duke folur lidhur me këtë, Ministri i Jashtëm serb dhe zëvendës-kryeministri i parë Ivica Daçiç ka thanë se aplikimi i paralajmëruar i Prishtinës për anëtarësim në Këshillin e Evropës duhet të shkarkohet si i pabazë pasi që Kosova nuk i plotëson kushtet themelore për statusin e anëtarësimit sepse nuk është shtet.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …