Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka filluar vizitën e tij zyrtare në Turqi

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka filluar vizitën e tij zyrtare në Turqi

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka filluar  vizitën e tij zyrtare në Turqi me një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare, në Ankara. Duke u ndalur në rëndësinë që ka diaspora shqiptare në Turqi, jo vetëm si më e  madhja në numër, por edhe si një diasporë cilësore dhe me kontribute të veçanta në jetën shoqërore, ekonomike e politike të Turqisë, Bushati i ftoi ata të behën pjesë e zhvillimeve të vendit të tyre të origjinës. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e diasporës shprehën gatishmërinë për një angazhim më të madh dhe për rritjen e pranisë së tyre ekonomike në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite, Bushati pritet të takohet me përfaqësues të lartë të politikës turke.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …