Ministri shqiptar për Evropë dhe Punë të Jashtme, Ditmir Bushati ka përshëndetur sot vendimin e Hagës për dënimin me burgim të përjetshëm të “Kasapit të Ballkanit”, Ratko Mlladiç.
“Vendimi i Hagës për nënat, gratë, motrat dhe bijat e 8 mijë burrave. U deshën 20 vjet që drejtësia të vihet në vend. Ky është një “çlirim” sado i vogël krahasuar me dhimbjen e shkaktuar në Srebrenicë”, ka shkruar shefi i diplomsacisë shqiptare Dritmir Bushati.