Sipas ministrit të MTI-së, Vesel Krasniqi gjatë pandemisë është rritur papunësia por jo në 30 mijë siç po raporohet

Ministri Krasniqi kërkoi nga CEFTA që emërtimi, UNMIK-Kosovo të hiqet e të shkruhet vetëm Republika e Kosovës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka replikuar me sekretaren shtetërore të Serbisë, Olivera Joçiq, e cila në një takim virtual të anëtarëve nënshkrues të CEFTA-s ka kundërshtuar që Kosova të trajtohet si shtet. Ministri Krasniqi i është kundërvënë duke ia bërë të ditur se Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik, e njohur nga shtetet më të fuqishme dhe më të zhvilluara të botës.

“Pak ka rëndësi se a na njeh Serbia. Ne po përpiqemi të kemi raporte të një fqinjësie të mirë. Por duhet ta dini se Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik, si e tillë është e njohur nga shtetet më të fuqishme të botës. Prandaj edhe kërkesat e mia si ministër, që Kosova të trajtohet si e tillë, janë legjitime dhe të qëndrueshme”, ka deklaruar ministri Krasniqi.

Ministri Krasniqi edhe në këtë takim ka përsëritur kërkesën që emërtimi UNMIK-Kosovo të hiqet dhe të shkruhet vetëm Republika e Kosovës.

“Kërkesën për heqje të emërtimit UNMIK-Kosova e kam bërë edhe në takimet që kam zhvilluar në Bruksel, në Sekretarinë e CEFTA-s dhe po e përsëris edhe në këtë takim se Kosova është shtet i pavarur dhe si i tillë të trajtohet nga të gjithë anëtarët e CEFTA-s”, u shpreh ministri Krasniqi.

Ministri Krasniqi po ashtu ka kërkuar nga të gjithë anëtarët ta respektojnë marrëveshjen e CEFTA-s, me theks të veçantë Serbia e cila po u nxjerr telashe bizneseve dhe mallrave të Kosovës kur kalojnë transit nëpër Serbi. “Deri tashti shenja e konformitetit, sipas marrëveshjes së CEFTA-s (CE), nuk po zbatohet nga shteti i Serbisë, andaj ju paralajmëroj se në zbatim të marrëveshjes do të marrim masa që në shtetin e Kosovës të hyjnë vetëm ato mallra që kanë shenjën e konformitetit CE”, deklaroi në fund ministri Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …