Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka zhvilluar takime me Kryetarin e Shoqatës së Kultivuesve të Mjedrës, Sami Uka, si dhe ka komunikuar me përfaqësues të pikave grumbulluese të mjedrës, me të cilët ka diskutuar për gjendjen aktuale në lidhje me prodhimin dhe shitjen e kësaj kulture bujqësore. Në takime u konstatua se këtë vit përveç shtimit të madh të sipërfaqeve me mjedër, ka edhe rritje të dukshme të rendimentit mesatar, por në anën tjetër ka rënie të çmimit të shitjes krahasuar me vitin e kaluar, si pasojë e rënies së çmimit edhe në tregjet evropiane, për shkak të rritjes së sasisë së prodhimit në disa shtete. Ministri u zotua se në vazhdimësi ministria do të përcjellë situatën, në bashkëpunim me përfaqësuesit e fermerëve dhe palët e tjera të interesit.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …