Javën e kaluar në mbledhjen e 34-të të qeverisë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, kishte lëshuar mbledhjen e qeverisë, për arsye të heqjes nga rendi i ditës së vendimit për dhënien e statusit investitor strategjik për “Kosmonte Foods”. Mirëpo ministri Krasniqi, ka thënë se nuk e din arsyen pse u largua ajo pikë e rendit të ditës. Ai po e konsideron si një mosmarrëveshje të kryeministrit dhe të akterëve të tjerë, mirëpo ai thotë që sipas ligjit për investimet strategjike gjithçka ka qenë në rregull. Kraniqi ka folur edhe për qëndrueshmërinë e koalicionit qeverisës. Ai është shprehur se koalicion qeverisës është stabil dhe se qeveria do ta përfundoj mandatin.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …