Ministri Krasniqi: Siguria e ushqimeve, prioritet për Ministrinë e Bujqësisë

Ministri Krasniqi: Siguria e ushqimeve, prioritet për Ministrinë e Bujqësisë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural bashkërisht me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mbajtën konferencë me temën “Standardet e sigurisë dhe cilësisë ushqimore dhe bujqësisë organike”. Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi tha se është me rëndësi që produktet të jenë cilësore dhe të sigurta. Ndërsa marrëveshja e MSA-së  ka hapur një kapitull si një mundësi për eksportin e prodhimeve të vendit. Krasniqi theksoi Qeveria e Kosovës dhe ministria që ai e drejton janë të përkushtuara për me thek parësor që të kemi ushqime të sigurta.  Ndërsa drejtoresha e BERZH-it në Kosovë, Elena Petrovska, tha se bujqësia luan një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, dhe se sipas saj ky sektor është punëdhënësi  më i madh në Kosovë. Gjithashtu ajo tha se bujqësia dhe produktet e ushqimeve ende nuk kanë arritur kualitetin që të konkurrojnë në tregun e brendshëm dhe të jashtëm.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …