Ministri Krasniqi takoi zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur në një takim zëvendës-presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, i shoqëruar nga Johannes D.Rey, shef i Fondacionit Konrad Adenauer për Kosove dhe Maqedoni si dhe Thomas Schöffler, drejtor dhe pronar i Fabrikës se Ujit “Drini i Bardhë”. Ministri i ka njoftuar ata me zhvillimet në bujqësi, duke e theksuar se ky sektor është një prej kontribuuesve më të mëdhenj në punësim dhe zhvillim ekonomik, dhe si I tillë mbetet një sektor strategjik për vendin. Me investimet që janë bërë nga shteti, tha ai, është rritur dukshëm prodhimi dhe janë hapur fabrika të ndryshme të përpunimit të produkteve. Në këtë drejtim ai tha se po punohet që të shtohet edhe më shumë volume i prodhimit dhe përpunimit, që të arrihet të ketë zëvendësim të importit dhe po ashtu rritje të eksportit në vendet e Evropës. Nga ana e tij, zëvendëspresidenti u pajtua që bujqësia është sektor me potencial. Vlerësoi fokusin që I është dhënë deri tash dhe tha se kjo duhet të vazhdojë. Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me ministrinë, përmes Konrad Adenauer, në veçanti në shkëmbimin e përvojave në zhvillimin e bujqësisë, në veçanti për konceptin e kooperativave moderne që funksionojnë në masë të madhe në Evropë dhe kanë treguar sukses.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …