Në vigjilje të takimit mes dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi priti ambasadorin shqiptar, Qemal Minxhozi. Në këtë takim vëllazëror u diskutua për marrëveshjet që do të nënshkruhen të shtunën, por edhe bashkëpunimet që mund të ndodhin në vijim. Gjithashtu, u njoftua që të hënën në Kosovë do të vijë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili do të pritet nga ministri Kuçi. Mes ministrit Kuçi dhe ambasadorit Minxhozi u diskutua edhe për bashkëpunim në fushën e energjisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …