Ministri Kuçi u takua me dërguarin e posaçëm të Sekretarit të OKB-së, Zahir Tani

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Zahir Tanin, si dhe zëvendësin e tij, diplomatin amerikan, Christopher Coleman, të cilët fillimisht i ka uruar për emërimin në detyrën e re. Ministri Kuçi e ka njoftuar z. Tanin për reformat e vazhdueshme në sistemin e drejtësisë në Kosovë, legjislacionin e hartuar në përputhje me standardet Evropiane dhe përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit. Ai gjithashtu, e ka njoftuar z. Tanin lidhur me angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në veçanti institucioneve të drejtësisë, me qëllim të krijimit të një klime të favorshme dhe ambient të barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, z. Tanin u shpreh i hapur për të bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë dhe Qeverinë me projekte konkrete përmes agjencive të specializuara të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë edhe UNDP-në.​

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …