leoni

Ministri Kujtim Gashi takoi përfaqësuesit e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Kastriot Luma.

Në takim u diskutua bashkëpunimi në fushën e rinisë si dhe mbështetjen për këtë resor të rëndësishëm përmes projekteve të ndryshme. Përfaqësuesi i Kuvendit të Rinjve të Kosovës (KRK), Kastriot Luma, e njoftoi ministrin për punën e deritashme të këtij organizmi rinor si dhe kërkoi përfshirjen e kësaj trupe rinore në dokumente strategjike që lidhen me rini si Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Rini, Ligji për Vullnetarizëm dhe Strategjia Kosovare për Rini.

Ministri Gashi shprehu mbështetjen e plotë për këtë organizëm të fushës së rinisë. Ai tha se përfaqësuesit e KRK-së do të përfshihen në hartim të politikave për rininë dhe do të përkrahen financiarisht përmes projekteve për organizatat rinore dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …